Bonucci: Juventusi pati shpirt të skuadrës
Leonardo Bonucci ka thurur lavde për skuadrën e tij për fitoren e arritur ndaj Romës. Leonardo Bonucci është shprehur tejet i kënaqur me fitorent e Juventusit ndaj Romës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A. Ai duke folur për “SkySportItalia” ka thënë se sot ka parë një Juventus me plot shpirt dhe se […]
Leonardo Bonucci ka thurur lavde për skuadrën e tij për fitoren e arritur ndaj Romës.
Leonardo Bonucci është shprehur tejet i kënaqur me fitorent e Juventusit ndaj Romës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.
Ai duke folur për “SkySportItalia” ka thënë se sot ka parë një Juventus me plot shpirt dhe se skuadra e “Bianconerëve” fokus ka ngjitjen në tabelë.
“Këto janë ato ndeshje ku shfaqet shpirti i këtij grupi”, tha ai.
“Ne e dinim që Roma do të mbante shumë topin dhe do të përpiqej të na përhapte dhe ta lëvizte shumë. Ne e dinim se do të ishte e vështirë dhe na duhej fryma e sakrificës për të përballuar presionin, pastaj ti godisnim ata kur duhej”, shtoi ai.
Bonucci u ndal të flasë për humbjen ndaj Interit, të cilën e cilësoi si paraqitjen më të dobët të Juventusit këtë sezon.
“Unë mendoj se në ndeshjen ndaj Interit, ajo ishte performanca jonë më e dobët e mundshme. Djemtë në këtë grup dhanë përgjigjen e tyre sot, po ashtu edhe trajneri, duke bashkuar të gjithë”, tha 33 vjeçari.
“Fatmirësia më e madhe ishtë që ishim në gjendje të ktheheshim menjëherë në fushë disa ditë pas kësaj humbje, pasi mund ti linim të gjitha pas vetes dhe të ktheheshim përsëri rrugën tonë. Tani kemi një lojë në dorë dhe do të jemi atje lart”, tha Bonucci.
Bonucci u ankua për një problem muskulor, por siguroi se gjithçka është nën kontroll.
“E ndjeva një ngërç më parë, nuk është asgjë serioze, por duke parë që na kishin mbetur ende zëvendësime, mendova se ishte më mirë të dilja paraprakisht”, përfundoi Leonardo Bonucci.