Barazim pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen Drita – Differdange
08.07.2025
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Differdange, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë përballje të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, kampioni i Kosovës dhe ai i Luksemburgut nuk arritën të gjejnë rrugën drejt rrjetës në 45 minutat e para. Loja u karakterizua me kujdes të shtuar nga të dyja skuadrat dhe mungesë rastesh të pastra për shënim.
Pjesa e parë u zhvillua kryesisht në mesfushë, me duele të shumta dhe pak hapësira në zonat ofensive. Drita pati më shumë kontroll të topit, por ky dominim nuk u shoqërua me rrezik konkret në portën e Differdange.