Ballkani përmbyll me sukses fazën përgatitore në Bansko, fokus te sfidat evropiane
29.06.2026
FC Ballkani ka mbyllur me sukses fazën përgatitore në Bansko, ku skuadra zhvilloi një periudhë intensive stërvitjesh në prag të sezonit të ri.
Pas ditëve të ngarkuara me përgatitje fizike dhe taktike, FC Ballkani rikthehen të gatshëm për sfidat që i presin, me fokus të veçantë në ndeshjet e kupave evropiane.
Klubi vlerësoi se faza përgatitore ka kaluar sipas planit, ndërsa ekipi synon të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare dhe të nisë sezonin me rezultate pozitive.
