Ballkani – Malisheva, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e 1/8 të finales së Kupës së Kosovës
Në këtë rreth të garave na presin duele intersante. Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë. Nesër do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, ku suharekasit e presin klubin e Malishevës në […]
Në këtë rreth të garave na presin duele intersante.
Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë.
Nesër do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, ku suharekasit e presin klubin e Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Takimi Ballkani – Malisheva do të zhvillohet nesër (e dielë) me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Superndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës i është besuar gjyqtarit Gencz Nuza me ndihmësit, Fatmir Sekiraqa, Granit Hyseni dhe Lirim Jashari.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Sokol Domi dhe delegat do të jetë Bajram Krasniqi.