Ballkani kthehet te fitoret, mposht me rezultat të pastër Trepçën ‘89
FC Ballkani ka siguruar fitoren e radhës ndaj Trepçës ’89, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani ka mposhtur Trepçën me rezultat të pastër 2-0. Ndonëse dy skuadrat kishin raste të mira për të shënuar 45 minuta e parë të ndeshjes përfunduan pa gola, kurse në pjesën […]
FC Ballkani ka siguruar fitoren e radhës ndaj Trepçës ’89, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka mposhtur Trepçën me rezultat të pastër 2-0.
Ndonëse dy skuadrat kishin raste të mira për të shënuar 45 minuta e parë të ndeshjes përfunduan pa gola, kurse në pjesën e dytë suharekasit gjetën golin e epërsisë në minutën e 49-të, ku shënoi Ermal Kransiqi.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Albion Rrahmani duke ngritur epërsinë në 2-0 për kampionët në fuqi të Kosovës.
Me fitoren e sotme, Ballkani vazhdon në vendin e dytë me 25 pikë, pra dy pikë më pak se klubi gjilanas, Drita që ka dy lojë më shumë të zhvilluara.