Ballkani i pandalshëm, mposht edhe Malishevën

09.10.2022

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë. Fitore të ngushtë ka marrë edhe Llapi që mposhti Drenicën 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Gjilani ka regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa fitore […]

Ballkani i pandalshëm, mposht edhe Malishevën Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Fitore të ngushtë ka marrë edhe Llapi që mposhti Drenicën 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjilani ka regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në elitë.

“Kuqebardhët” këtë herë janë ndalur me barazim 1:1 në udhëtim te Ferizaj.