Ballkani, kampion i ri i Kosovës te juniorët
Ballkani i Suharekës ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke u shpallur kampion të ri të Kosovës. Në një garë tejet interesante ku luftuan për titullin Ballkani, Drita, Gjilani e Trepça ’89, në fund ishin suharekasit që triumfuan. Zyrtarët e FFK-së i kanë dorëzuar edhe titullin e kampionit klubit suharekas, ku aty ishte prezent […]
Ballkani i Suharekës ka përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke u shpallur kampion të ri të Kosovës.
Në një garë tejet interesante ku luftuan për titullin Ballkani, Drita, Gjilani e Trepça ’89, në fund ishin suharekasit që triumfuan.
Zyrtarët e FFK-së i kanë dorëzuar edhe titullin e kampionit klubit suharekas, ku aty ishte prezent edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi.
“Njomakët e FC Ballkani-t mbrojnë titullin kampion, pas një viti i cili ishte përshkruar me shumë punë dhe mundim dhe në përkrahje të pa rezerv nga klubi dhe çdo qytetar i Suharekes kemi arrit të mbrojmë titullin kampion.
Klubi uron të gjithë pa dallim ne këtë arritje, duke uruar që çdo protagonist i kësaj gjenerate të kete sukeses në të ardhmen”, shkruan në faqen e Ballkanit.