Armend Thaqi “Ylli i Javës”

  • 17.10.2022
Armend Thaqi “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 11-të i takon futbollistit të FC Ballkani, Armend Thaqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Rifat Nasufi (KFV KEK-u), Isuf Llumnica (KFV Kosova P) dhe Shyqeri Salihu (KFV Lipjani).

Armend Thaqi u vlerësua si bartës i lojës së kampionëve në ndeshjen kundër Drenicës dhe si më i merituari që skuadra e tij iu shmang humbjes në Skenderaj. Thaqi, i cili po kalon në formë të shkëlqyeshme, realizoi golin e barazimit në minutën e 81-të.


Çmimi “Ylli i Javës” për Armend Thaqin e ndau Blerta Gashi, menaxhere e financave në Albi Online.
Thaqi, i cili me paraqitjet e tij ka shkëlqyer edhe në UEFA Conference League, ka shprehur besimin se në javët në vazhdim skuadra e tij do t’i radhisë fitoret dhe do të jetë sërish në kreun e tabelës.

“Ky çmim për mua është i rëndësisë së lartë, sepse Superliga e Kosovës është gara në të cilën unë jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar, dhe çdoherë kur shpërblehem për ndeshjet në këtë ligë per mua është kënaqësi e veçantë.

Ballkani edhe këtë vit po tregon që është ekip i kompletuar dhe i konsoliduar, me synime të qarta që të jemi kampion sërish. Krahas kësaj për mua dhe për bashkëlojtarët e mi është nder që po e përfaqësojmë Kosovën dhe futbollin e saj denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Armend Thaqi për faqen zyrtare të FFK-së.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë