Alain Giresse publikon listën e Kosovës për miqësoret e marsit

18.03.2022

Giresse ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.  Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në […]

Alain Giresse publikon listën e Kosovës për miqësoret e marsit Foto: Ilustrim

Giresse ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih. 

Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Futbollistët e ftuar nga Alain Giresse:
– Arjanet Muric;
– Mergim Vojvoda;
– Fidan Aliti;
– Ibrahim Dresevic;
– Blendi Idrizi;
– Milot Rashica;
– Edon Zhegrova;
– Vedat Muriqi;
– Samir Ujkani;
– Florent Hadergjonaj;
– Betim Fazliji;
– Florian Loshaj;
– Emir Sahiti;
– Florent Muslija;
– Astrit Selmani;
– Visar Bekaj;
– Amir Rrahmani;
– Mirlind Kryeziu;
– Toni Domgjoni;
– Valon Berisha;
– Zymer Bytyqi;
– Elbasan Rashani.