9 vjet krenari në UEFA, Ademi: Futbolli ynë u transformua, rrugëtim i mbushur me sfida e suksese

03.05.2025

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shënuar sot me krenari përvjetorin e nëntë të anëtarësimit historik të Kosovës në Unionin e Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA).

9 vjet krenari në UEFA, Ademi: Futbolli ynë u transformua, rrugëtim i mbushur me sfida e suksese Foto: Ilustrim

Ai e ka cilësuar 3 majin si një nga datat më të rëndësishme në historinë e sportit dhe të vetë shtetit të Kosovës.

Në një mesazh të ngrohtë përkujtimor të publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, Ademi ka theksuar se 3 maji i vitit 2016 është një datë e gdhendur në historinë kombëtare. Në Kongresin e 40-të të UEFA-s, të mbajtur në Budapest, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes evropiane të futbollit. Ai e ka përshkruar këtë moment si historik për të gjithë popullin e Kosovës, duke ardhur pas një rruge të gjatë, plot sfida dhe sakrifica të panumërta.

“Që nga ajo ditë e artë, futbolli ynë ka kaluar nëpër një proces të thellë transformimi”, ka shkruar Ademi, duke veçuar me krenari sukseset e arritura nga klubet kosovare në arenën ndërkombëtare. Ai ka përmendur gjithashtu avancimin e rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe ngjitjen historike në vendin e 97-të në renditjen e FIFA-s, duke shënuar pozicionin më të lartë ndonjëherë për futbollin kosovar.

Presidenti Ademi ka theksuar gjithashtu progresin e dukshëm në fushën e edukimit të trajnerëve, ku FFK tashmë është e licencuar për të ndarë Licencat UEFA A dhe së shpejti pritet të fillojë procedurat edhe për Licencën prestigjioze UEFA Pro. Ai nuk ka lënë pa përmendur përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës sportive, duke veçuar Shtëpinë e Futbollit dhe Kampin Nacional në Hajvali, të cilat sipas tij, janë vlerësuar lart edhe nga vetë UEFA.

“Standardet janë ngritur, infrastruktura është përmirësuar dhe futbolli është shndërruar në një aset kombëtar që frymëzon një popull të tërë”, ka theksuar Ademi, duke shtuar edhe projektet e suksesshme të bashkëpunimit me komunat për ndërtimin e fushave stërvitore me një ritëm mbresëlënës prej një fushe çdo 45 ditë.

Në këtë ditë të shënuar, Ademi nuk ka harruar të shprehë mirënjohjen e thellë për të gjithë ata individë që kontribuuan në rrugëtimin historik drejt anëtarësimit në UEFA. Ai ka përmendur emra të nderuar si Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe të gjithë ata që mbajtën gjallë shpirtin e futbollit në kohët më të vështira për Kosovën. Një vend të veçantë në këtë rrëfim e zë legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, të cilin Ademi e ka cilësuar si liderin e palëkundur të misionit historik për anëtarësimin në UEFA, duke përkujtuar me respekt edhe numrin 9 që Vokrri mbante me krenari në fanellën e tij.

Në përfundim të mesazhit të tij, Presidenti Agim Ademi ka riafirmuar përkushtimin e tij personal dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për të çuar përpara çdo projekt dhe iniciativë që synon zhvillimin e mëtejmë dhe ngritjen e futbollit kosovar në nivele edhe më të larta

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More