​Sot mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës

06.05.2021

Mbrëmë u zhvillua gjysmëfinalja e fundit e Champions League, Chelsea luajti kundër Real Madridit, ku edhe u konfirmuar finalja e madhe mes dy klubeve angleze, Chelsea – Man City. Ndërsa sot do të mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës. Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinales Arsenal – Villarreal […]

Mbrëmë u zhvillua gjysmëfinalja e fundit e Champions League, Chelsea luajti kundër Real Madridit, ku edhe u konfirmuar finalja e madhe mes dy klubeve angleze, Chelsea – Man City.

Ndërsa sot do të mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës.

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinales Arsenal – Villarreal dhe Roma – Manchester United.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale Manchester United në drejtim të Ole Gunnar Solskjaer e mposhti Romën me rezultat të thellë 6-2.

Kurse Arsenali pësoi humbje si mysafirë kundër Villarreal me rezultat 2-1.

Man United me epërsinë e thellë që kanë janë me një këmbë në finale, kurse Arsenali do të kërkoj me çdo kusht përmbysje të rezultatit, që në rast fitoreje do të nënkuptonte që edhe në Ligën e Evropës do të kemi finale angleze.

Arsenal – Villarreal, Ora 21:00, Stadiumi “Emirates”
Roma – Manchester United, Ora 21:00, Stadiumi “Olimpico”