​Ndeshja qe vendos titullin? Ballkani gati për sfidën ndaj Gjilanit

02.04.2022

Gatishmëria për këtë luftë te Ballkani nuk mungon aspak dhe qendërmbrojtësi Bajram Jashanica thotë se në këtë drejtim ka shërbyer shumë pauza e bërë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. “Deri më tani kemi treguar një formë pothuajse shumë të mirë dhe këto pauzat i kemi shfrytëzuar që të përgatiteni edhe për këtë ndeshjen që e […]

​Ndeshja qe vendos titullin? Ballkani gati për sfidën ndaj Gjilanit Foto: Ilustrim

Gatishmëria për këtë luftë te Ballkani nuk mungon aspak dhe qendërmbrojtësi Bajram Jashanica thotë se në këtë drejtim ka shërbyer shumë pauza e bërë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

“Deri më tani kemi treguar një formë pothuajse shumë të mirë dhe këto pauzat i kemi shfrytëzuar që të përgatiteni edhe për këtë ndeshjen që e kemi me Gjilanin. Kemi pasur kohë të riaftësohemi pas atyre ngarkesave që kemi marrë pothuajse të mërkurë, shtune, diele që kemi pasur ndeshje dhe besoj që jemi në rrugën e duhur dhe pothuajse lojtarët të gjithë janë në formë optimale“, tha Jashanica.

Një fitore ndaj Gjilanit, sipas Jashanicës, do të ishte hap i madh për Ballkanin në luftën për titull.

“Po morëm një rezultat të mirë dhe të shkëputemi tetë pikë është një epërsi e madhe por ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen e radhës siç zakonisht i kemi bërë të gjitha që nga janari dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv“, theksoi  Jashanica.

Ndryshe nga Jashanica, futbollisti tjetër i Ballkanit, Armend Thaçi, thotë për KosovaPress se pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje nuk do të vendosë asgjë sa i përket titullit kampion.

“Pavarësisht çfarëdo rezultati është vetëm një ndeshje që nuk e vendosë titullin kampion për shkak se janë edhe nëntë ndeshje të tjera pas Gjilanit. Kemi qenë edhe sezonin e kaluar jo vetëm pesë pikë apo nëse e fitojmë këtë do të dalim tetë, keminëenë edhe 10, 12 apo edhe 15 pikë para dhe e kemi humbur të gjithë sezonin. Nuk është se do të vendosë gjithçka. Nëse arrijmë ta fitojmë do të nja jap një motiv shtesë për ecurinë e kampionatit dhe një qetësi sado pak më të madhe mirëpo nuk është që e vendos, e mbyll apo e hap kampionatin kjo ndeshje“, tha fillimisht Thaçi, transmeton IndeksOnline.

Sa i përket cilësive të skuadrave, Jashanica e vlerëson lartë rivalin e së dielës për të cilin thotë se ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë.

“Është skuadër e mirë. Ka lojtarë shumë cilësorë aty, si në mbrojtje, mesfushë apo edhe në sulm, normalisht ne e kemi përgatitir ndeshjen shumë mirë, kemi parë pikat e forta dhe të dobëta ku i ka kundërshtari dhe normalisht që do ta vlerësojmë maksimalisht” shtoi Jashanica.

Thaçi e sheh Gjilanin si skuadrën më të fortë në Superligën e Kosovës, por thotë se Ballkani është i gatshëm për luftë deri në fund.

“Vet fakti që është e dyta në tabelë, ka të gjitha ato pikë, është e dyta në tabelë normal që është prej ekipeve më të mira në ligë, më cilësore në ligë. Ka shumë individë që janë në gjendje ta vendosin ndeshjen, e ka edhe trajnerin që është shumë motivues, shumë luftëtar i madh dhe normal që do të jetë shumë vështirë për ne mirëpo jo edhe e pamundur për shkak se edhe ne duke e ditur cilësinë e ekipit, formën që po kalojmë si ekip, si individ, do të jetë një ndeshje shumë e hapur për të dy ekipet. Nuk është që ka favorit, do të jenë disa imtësia që do ta vendosin ndeshjen” , ka thënë Thaçi.

Të dy yjet e Ballkanit kanë thënë në fund se në luftë për titull janë edhe skuadra si Drita dhe Llapi.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:30.