Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”

10.12.2025

Policia e Kosovës ka përmbyllur sot fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”, e cila u zhvillua nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor 2025 në të gjitha komunat e vendit. Përmes Divizionit të Policimit në Bashkësi dhe Drejtorisë për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje, u realizuan një sërë aktivitetesh vetëdijësuese në kuadër të projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet”.

Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore” Foto: Ilustrim

Gjatë këtyre ditëve, policia ka shfaqur video-spote sensibilizuese, ka shpërndarë fletushka dhe postera informues, si dhe ka organizuar takime me qytetarë, nxënës, përfaqësues lokalë dhe institucione partnere. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte rritja e ndërgjegjësimit për dhunën me bazë gjinore, raportimin e rasteve dhe mbrojtjen e viktimave.

Në shenjë solidariteti dhe përkushtimi institucional, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës u ndriçua me dritë portokalli nga ora 17:00 deri në 24:00, si simbol i mbështetjes për fushatën globale kundër dhunës me bazë gjinore. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke reflektuar angazhimin e përbashkët në luftimin e dhunës dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës për viktimat.

Policia e Kosovës theksoi se angazhimi kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore nuk kufizohet vetëm në këto 16 ditë të fushatës, por përbën një detyrim të përditshëm institucional dhe shoqëror. Ajo mbetet e përkushtuar në parandalimin, identifikimin dhe trajtimin profesional të të gjitha formave të dhunës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me komunitetin, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Institucioni inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast dhune në numrin 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Zëri juaj shpëton jetë.
Policia e Kosovës – Për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More