Slloveni, parashikohet trafik i rënduar drejt Kroacisë në ditët në vijim
Në parashikimin e fundit të trafikut, autoritetet rrugore në Slloveni, përfshirë DARS (Shoqata e Autostradave të Sllovenisë) paralajmëroi se për shkak të fillimit të festave në disa zona pritet rritje e trafikut, sidomos nga Austria dhe Italia drejt Kroacisë.
Aktualisht ka ndodhur një bllokim trafiku në unazën e Lubjanës si dhe në autostradën bregdetare midis Vrhnikës dhe Lubjanës në drejtim të Lubjanës.
Një nga arsyet ishin punimet në pjesën e unazës perëndimore të Lubjanës në mes të kryqëzimit të Kozarjes dhe kryqëzimit Brdo deri në Gorenjska, ku deri në orën 15:00 trafiku në një gjatësi rreth 150 metra ishte vetëm në korsinë e shpejtë.
Festat e fundvitit kanë ndikuar në një shtim të trafikut, jo vetëm për qytetarët që udhëtojnë drejt vendeve fqinje, por edhe për qendrat tregtare në qytete të mëdha si Lubjana. Trafiku i mallrave gjithashtu pritet të rritet para dhe pas festave, në pikat e karburantit dhe zonat e pushimit që janë më të mbingarkuara se zakonisht.
DARS ka paralajmëruar gjithashtu se trafiku mund të arrijë kulmin në datat 30 dhe 31 dhjetor, si dhe pas Vitit të Ri, kur shumë qytetarë do të kthehen nga pushimet.
Sipas të dhënave aktuale të Qendrës Informative të Qarkullimit Rrugor për Rrugët Shtetërore, parashikimet e tyre po realizohen.