Slloveni, arrestohet 19 vjeçari nga Kosova, brenda 5 dite sulmoi seksualisht 11 femra

11.10.2024

19-vjeçari kërkonte femra për favore seksuale dhe u ofronte para për këtë. Pavarësisht refuzimit të tyre, ai i ka kapur me forcë ose ka tentuar t’i kapë nga pjesët intime.

Slloveni, arrestohet 19 vjeçari nga Kosova, brenda 5 dite sulmoi seksualisht 11 femra

Policia e Koperit njoftoi se ka arrestuar një person që ngacmonte seksualisht në zonën e Izolës. Midis 2 dhe 7 tetorit, disa gra të sulmuara erdhën në komisariatin e Izolës, morën deri në 11 denoncime se një i ri i kishte përndjekur ditën dhe natën në zonën e qendrës së Izolës.

Ai i inkurajoi ato të kryenin shërbime seksuale dhe u ofroi para për këtë. Pavarësisht refuzimit të tyre të vendosur, ai i kapi me forcë ose tentoi t’u prekte pjesët intime. Pas veprimeve të kryera dhe kërcënimeve të femrave të dëmtuara për të lajmëruar policinë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Izolë në bashkëpunim me efektivët e Departamentit të Policisë Kriminale të UP-së Koper kanë nisur menjëherë hetimet dhe në bazë të njoftimit të një shtetasi kanë rënë në gjurmët dhe arrestimin e autorit në mbrëmje të hënën, 7 tetor.

Autori, shtetas i Kosovës, 19-vjeçar, i është hequr liria për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e disa veprave penale të dhunës seksuale, për të cilat është paraparë dënim me burg deri në pesë vjet. Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, në përputhje me Ligjin e Procedurës Penale (KPP), ai është dërguar për pyetje pranë gjyqtarit hetues të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Koper, i cili i ka caktuar ditën e djeshme ndalimin.

Etiketat

Ofertat e fundit