Ngjarje e rëndë në Slloveni: vdes 48-vjeçari pas një konflikti të shkurtër – dy ministra japin dorëheqje

26.10.2025

Një ngjarje e rëndë në Slloveni ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të menjëhershme politike.

Ngjarje e rëndë në Slloveni: vdes 48-vjeçari pas një konflikti të shkurtër – dy ministra japin dorëheqje Foto: Ilustrim

Një 48-vjeçar nga Novo Mesto ka humbur jetën pas një sulmi fizik jashtë një bari, pasi kishte shkuar të merrte të birin, i cili më parë e kishte telefonuar duke thënë se ishte kërcënuar nga disa persona. Ngjarja u regjistrua në orët e hershme të mëngjesit të 25 tetorit, rreth orës 02:30, në rrugën Rozmanova, raporton urgjent.com.

Sipas deklarimeve të policisë, kur viktima mbërriti tek lokali, mes tij dhe një të riu ndodhi një shkëmbim i shkurtër fjalësh. Më pas, dyshohet se 21-vjeçari e goditi viktimën me forcë, duke e rrëzuar në tokë. Goditja rezultoi fatale. Qytetarët e pranishëm dhe policia tentuan ringjalljen e tij, ndërsa ai u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën të njëjtën mbrëmje nga plagët e rënda.

Hetimet dhe arrestimi

Policia nisi menjëherë një hetim të gjerë, duke siguruar gjurmë nga vendi i ngjarjes dhe duke analizuar pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë. Po atë ditë u identifikua dhe arrestua i dyshuari, një 21-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet nën masën e ndalimit.

Sipas autoriteteve, deri tani duket se i dyshuari ka vepruar i vetëm. Megjithatë, analiza e videove dhe dëshmive është ende duke vazhduar, për të siguruar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Edhe pse i riu nuk ka pasur dënime si i rritur, policia ka konfirmuar se si i mitur është regjistruar për dëmtim prone dhe dy raste me elementë dhune, përfshirë një rast të rëndë me përmbajtje të sulmit seksual ndaj një të mituri nën 15 vjeç.

Sipas Kodit Penal të Sllovenisë, dënimi për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me pasojë vdekjen mund të shkojë nga 3 deri në 15 vjet burg.

Reagimi i qytetarëve: Qirinj dhe revoltë

Qytetarët e Novo Mestos u mblodhën para lokalit ku ndodhi ngjarja, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule në kujtim të viktimës. Rrjetet sociale u mbushën me mesazhe dhimbjeje dhe revoltë.

Shumë komentuan se viktima u gjend në vendngjarje si “baba mbrojtës”, duke vepruar natyrshëm për të mbrojtur fëmijën e tij, dhe se askush nuk e priste që situata të përfundonte tragjikisht. Reagimet më të përhapura ishin të frikës, tronditjes dhe pakënaqësisë për rritjen e rasteve të dhunës ndër vite.

Tronditje politike: Dy ministra japin dorëheqjen

Pas mbledhjes urgjente të qeverisë në Lubjanë, Ministrja e Drejtësisë Andreja Katič dhe Ministri i Brendshëm Boštjan Poklukar paraqitën dorëheqjet e tyre, duke deklaruar se mbajnë “përgjegjësi objektive” për ngjarjen dhe gjendjen e sigurisë. Kryeministri Robert Golob i pranoi dorëheqjet.

Kryeministri Golob: “Duhet ndërhyrje radikale”

Kryeministri Golob deklaroi se shteti do të nisë masa të rrepta kundër kriminalitetit, veçanërisht në vendbanimet rome, duke theksuar se situata aktuale është rezultat i “dekadave të neglizhencës së problemit”.

Ai shprehu ngushëllime familjes së viktimës dhe qytetarëve të Novo Mestos, duke thënë se qeveria është e detyruar të veprojë me vendosmëri për të rikthyer ndjenjën e sigurisë publike.

Ngjarja ka hapur debat kombëtar në Slloveni për sigurinë, rritjen e dhunës në zonat urbane dhe qasjen e institucioneve ndaj komuniteteve të margjinalizuara. Hetimet vazhdojnë dhe priten zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More