Studimi: Alkooli, një vrasës global

24.02.2024

Alkooli çdo vit lë 2.8 milionë persona të vdekur, duke shkaktuar kancer, sëmundje të zemrës, aksidente rrugore dhe poashtu mund të shkaktojë tuberkulozin,

Studimi: Alkooli, një vrasës global Foto: Ilustrim

Kështu thuhet në një studimi të ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve të publikuar në Lancet Medical Journal.

Gjatë këtij studimi nuk është gjetur ndonjë fakt se pirja jo e shpeshtë e tij mund t’i mbajë njerëzit të shëndetshëm apo të ndihmojë në shëndet.

“ Rreziqet shëndetësore që lidhen me alkoolin në fillim janë më të vogla me një pije në ditë , ato pastaj rriten me shpejtësi kur njerëzit fillojnë të pijnë më shumë”, ka thënë Dr. Max Griswold i Institutit të Shëndetit në Universitetin e Washingtonit.

Ky hulumtim ndërkombëtar është bërë nga qindra kërkues që shqyrtuan të dhënat nga më shumë se 1000 studime.