Sa shpesh duhet të merrni vitaminën D?

01.06.2024

Ekspertët këshillojnë të rriturit e moshës 19 deri 70 vjeç që të marrin rregullisht 15 mikrogramë (mcg) ose 600 njësi (IU) të vitaminës D në ditë.

Sa shpesh duhet të merrni vitaminën D? Foto: Ilustrim

Përfitimet e vitaminës D, ose “vitaminës së diellit”, janë të shumëta. Ju do të keni kocka të shëndetshme dhe rritje të imunitetit.

Derisa marrja në dozë të madhe e vitaminës D mund të çojë në hiperkalcemi, ose nivele të larta të rrezikshme të kalciumit në gjak. Kjo për shkak se vitamina ndihmon trupin të absorbojë kalciumin, shkruan Health.com, përcjell Klankosova.tv

Kurse, mungesa e vitaminës D,  mund të çojë në dhimbje kockash dhe dobësi të muskujve.

Faktorë të ndryshëm kontribuojnë në gjetjen e dozës së duhur të vitaminës D. Sasia e saktë që i nevojitet çdo personi varet nga vendi ku jeton, përkatësia etnike, kushtet e tyre shëndetësore themelore dhe simptomat e tyre specifike, shkruan Health.com, përcjell Klankosova.tv

Shumica e ekspertëve rekomandojnë doza më të vogla ditore (jashtë disa rrethanave specifike shëndetësore).