Pastrimi i gjakut, çelësi i një organizmi të shëndetshëm: Bimët dhe barishtet që ju vijnë në ndihmë

28.02.2025

Pastrimi i gjakut është një proces jetik për organizmin, duke ndihmuar në largimin e baktereve, viruseve dhe infeksioneve në mënyrë efektive.

Dy organet kryesore që kryejnë këtë funksion të rëndësishëm janë veshkat dhe mëlçia. Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku, ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup, duke filtruar papastërtitë dhe duke ndihmuar në pastrimin e gjakut.

Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet. AgroWeb.org ju sjell një listë të disa prej barishteve më të mira, të cilat gjenden lehtësisht në treg të freskëta ose në pikat e shitjes së bimëve medicinale:

  • Rradhiqja: Gjethet e rradhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku. Rrënjët dhe gjethet e rradhiqes çmohen për vetitë e tyre në trajtimin e problemeve të veshkave dhe mëlçisë.
  • Majdanozi: Është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi. Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reduktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda. Gjithashtu, sipas të dhënave të AgroWeb.org, majdanozi ka një efekt mbrojtës për mëlçinë, duke ndihmuar në mirëfunksionimin e saj dhe duke parandaluar problemet dhe dëmtimin e mëlçisë.
  • Hithra: Është një ndër barishtet më të vlefshme, e pasur në vlera ushqyese dhe shëndetësore. Konsumojeni hithrën në formën e çajit ose të sallatës.
  • Gjembgomari: Është përdorur për qëllime mjekësore për të paktën 2 mijë vjet. Kjo bimë ka veti të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe është njohur gjerësisht për aftësinë e saj në largimin e toksinave nga mëlçia. Gjembgomari konsumohet në formën e çajit.
  • Laboti: Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.