LVV
PDK
LDK
AAK

Oda e Farmacistëve kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

para 10 dite

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për listën e re të çmimeve të barnave, duke e cilësuar atë të paligjshëm dhe të pa implementueshëm.

Oda e Farmacistëve kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

OFK pretendon se vendimi i MSH-së i detyron farmacistët të ndërmarrin veprime të kundërligjshme, pasi përcaktimi i çmimeve të banderolave nuk është detyrë e tyre. Sipas OFK-së, MSH nuk ka ofruar asnjë sqarim se si duhet të zbatohet ky vendim, duke e bërë të pamundur implementimin e tij.

Oda e Farmacistëve ka ngritur disa çështje problematike, siç janë mungesa e çmimeve për rreth 1700 produkte, paqartësia se si do të shtypen banderolat për stokun ekzistues dhe çfarë duhet bërë me stokun aktual në përputhje me legjislacionin tatimor.

OFK ka kërkuar nga MSH shtyrjen e zbatimit të vendimit deri në sqarimin e këtyre dilemave dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër atyre që zbatojnë një vendim të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për listën e re të çmimeve të barnave do të fillojë të zbatohet nga data 1 shkurt 2025, duke premtuar se ky vendim do të sjellë përfitime për qytetarët.

Etiketat

Ofertat e fundit