Kolgeci: 203 raste me kancer të gjirit në Torakale, 17 më shumë se vitin e kaluar

para 34 dite

203 raste me kancer të gjirit janë regjistruar në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti. 17 raste më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës, Nazmi Kolegci.

Kolgeci: 203 raste me kancer të gjirit në Torakale, 17 më shumë se vitin e kaluar

Ai ka thënë se në Kirurgjinë Torakale është realizuar numër i madh i operacioneve për kancerin e gjirit për arsye se si klinikë janë pajisur me metoda më të reja që e mundëson një gjë të tillë.

Kolgeci ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me kancer të gjirit, përkundër rënies së popullsisë në vend.

“Numri deri tash i krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023-2024 numri i sivjetmë është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo është shqetësuese për arsye se pavarësisht se popullata është në rënie e sipër, numri i kancerit të gjirit jo vetëm se nuk është në rënie por ka një rritje prej diku 7 apo 8 pacientë më tepër se sa vitin e kaluar. Realisht në klinikën tonë janë regjistruar 203 raste me kancer të gjirit prej tyre janë 17, që është bërë një e katra prej heqjes së gjirit, gjithashtu kemi pasur edhe 141 me kancer të gjirit që i është nënshtruar disekosionit aksilar dhe heqjes komplet të gjirit. Gjithashtu në klinikën tonë janë realizuar biopsi të gjirit që janë diku rreth 105 raste me CNG ose që quhet me nërbërthamë dhe gjithashtu kemi pasur edhe dikund 90 raste në sallën e madhe që janë nënshtruar nesrionit të përgjithshëm”, ka thënë Kolgeci, teksa rritjen e rasteve e sheh si trend botëror.

Etiketat