Policia e Prizrenit bashkohet në marshin sensibilizues kundër kancerit të gjirit
Drejtoria Rajonale në Prizren ka marrë pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.
Ky aktivitet është organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”.
Marshi u mbajt më 2 tetor 2025 dhe filloi nga objekti i QKMF-së, nën moton “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, duke përfunduar në sheshin e Lidhjes, ku u mbajt një ceremoni mbështetëse.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kjo sëmundje.
Pjesëmarrja e Policisë në këtë aktivitet është dëshmi e përkushtimit të saj për të qenë pranë qytetarëve, për të mbështetur kauza humane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të barabartë.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë mirëqenien e qytetarëve, pa dallim.