Katër ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë

28.12.2020

Inflamacioni është një reaksion mbrojtës i trupit,por kur ndodh në mënyrë kronike mund të lindin probleme të rënda shëndetësore. Konsumimi i ushqimeve të duhura është çelësi për të menaxhuar përgjigjen inflamatore të trupit tuaj. Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut. Inflamacioni akut ndodh si një përgjigje e menjëhershme, ai mbron trupin dhe nxit […]

Katër ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë Foto: Ilustrim

Inflamacioni është një reaksion mbrojtës i trupit,por kur ndodh në mënyrë kronike mund të lindin probleme të rënda shëndetësore.

Konsumimi i ushqimeve të duhura është çelësi për të menaxhuar përgjigjen inflamatore të trupit tuaj.

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

Inflamacioni akut ndodh si një përgjigje e menjëhershme, ai mbron trupin dhe nxit shërimin. Ndërsa inflamacioni kronik ndodh kur sistemi imunitar mbingarkohet për një periudhë të zgjatë kohore, nga shumë substanca të padëshiruara.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre substancave, e vë trupin tuaj në një gjendje të zgjatur të vetëmbrojtjes. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore,që nga astma deri tek sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Gjithashtu inflamacioni kronik mund të shkaktojë shtim në peshë dhe të çojë në mbipeshë. Lloje të caktuara ushqimesh mund të shkaktojnë inflamacion kronik,por eliminimi i tyre mund t’ju ​​ndihmojë të mbani trupin tuaj në formë të mirë.

Më poshtë do të lexoni një listë të ushqimeve që shkaktojnë inflamacion.

Vaj perimesh i rafinuar

Vajrat e perimeve si vaji i sojës mendohet se shkaktojnë inflamacion kronik,kjo për shkak të përmbajtjes të lartë të yndyrës omega-6. Yndyrnat omega-6,kur konsumohen me shumicë bashkë me yndyrnat omega-3 dhe omega-9, shkaktojnë inflamacion të dëmshëm që lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, sindromën e zorrëve të irrituara dhe mbipeshën.

Karbohidratet e përpunuara

Karbohidratet nuk janë të këqija, por karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë inflamacion. Karbohidratet e rafinuara janë të varfëra në fibra. Fibrat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme që ngadalëson thithjen e sheqerit nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe ushqen bakteret probiotike në zorrë duke përmirësuar imunitetin. Karbohidratet e përpunuara bëjnë që sheqeri në gjak të rritet,gjë e cila rrit inflamacionin.

Sheqeri i rafinuar

Studimet ku bazohet AgroWeb.org, kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sheqer të përpunuar mund të rrisë shënjuesit inflamatorë të mbipeshes, sëmundjeve të zemrës,  të veshkave apo dhjamosjen e mëlçisë. Sasi të vogla të sheqernave natyralë në fruta dhe perime nuk shkaktojnë inflamacion. Produktet ushqimore me sheqer si lëngjet, drithërat, karamelet, ëmbëlsirat janë shkaktatë të inflamacionit.

Alkooli

Konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Ky zakon mund të çojë në inflamacion që lidhet me shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë.