Shenjat që tregojnë se jeni mbipeshë dhe kujdesi që duhet të tregoni
Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Pesha është një raport individual me trupin tek çdo njeri, ndaj edhe vlerësimi i saj duhet të bëhet individualisht. Një studim i bërë në Britani në vitin 2012 tregoi se vetëm 10% […]
Miliona persona në botë janë të prekur nga obeziteti apo mbipesha dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt.
Pesha është një raport individual me trupin tek çdo njeri, ndaj edhe vlerësimi i saj duhet të bëhet individualisht.
Një studim i bërë në Britani në vitin 2012 tregoi se vetëm 10% ose më pak e personave mbipeshë ishin të ndërgjegjëshëm për këtë.
Nisur nga kjo, ekspertët shëndetësorë kanë treguar se si të kuptoni më mirë shenjat që trupi po jep në lidhje me mbipeshën.
Gerhitja
Nëse personat afër jush ankohen gjithnjë për gërhitjen e vazhdueshme gjatë natës atëhere kjo është një shenjë paralajmëruese e problemit.
Mjekët thonë se në shumë raste gerhitja mund të provokohet nga mbipesha pasi trupi ka aftësi të akumulojë dhjam rreth qafës.
Në këtë mënyrë rrugët e frymëmarrjes ngushtohen duke shkaktuar mungesë të saj herë pas here.
Kjo gjë provokon edhe gërhitjen e vazhdueshme.
Djegiet në krahror
Ndryshimet e shpeshta të peshës, sidomos shtimi i kilogramëve çon në zhvillimin e sëmundjeve si acidi refluks.
Më shumë se një e treta e personave obezë apo atyre mbipeshë vuajnë nga sëmundje të stomakut si gatriti apo ulçera.
Simptoma të tjera janë shije të hidhura në gojë, marrje mendësh apo dhimbje të zonës së barkut.
Dhimbja e kockave
Obeziteti dhe mbipesha në shumë raste çojnë në sëmundje degjeneruese siç është osteoartriti që është edhe lloji më i përhapur i artriti.
Dhimbja e kyçeve të këmbëve apo gjunjëve vjen si pasojë e peshës së madhe që trupit i duhet të mbajë.
Ky presion i vazhdueshëm mund të çojë në dhimbje mesi, këmbësh, kyçesh dhe kriza të cilat e bëjnë lëvizjen normale të vështirë.
Lodhja e vazhdueshme
Pesha e shtuar ushtron vazhdimisht presion mbi gjymtyrët tuaja , por edhe brenda në organe.
Ndaj nëse ndjeni vështrësi në frymëmarrje kur lidhni këpucët, pastroni shtëpinë apo kur kryeni aktivitete të përditëshme keni probleme të mbipeshës.
Sipas ekspertëve personat që shtojnë shumë kilogramë gjatë jetës së tyre kanë më shumë shance të zhvillojnë edhe sëmundje azmatike.
Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe kryerjen e proçeseve të përditëshme.
Si ta kontrolloni
Një nga mënyrat më të mira është të peshoheni në një farmaci, apo të masni vetë diametrin e belit tuaj.
Mesatarisht sipas mjekëve beli tek femrat nuk duhet të jetë më shumë se 88 cm.
Ndërsa tek meshkujt rekomandohet jo më shumë se 101 cm.
Nëse shikoni që metri juaj tregon shifra mbi ato të lart përmendurat atëhere ju vuani nga mbipesha.
Masat që mund të merrni fillojnë drejtpërdrejtë nga dieta juaj e përditëshme dhe aktiviteti fizik.
Kujdesuni të qëndroni sa më larg brumërave apo ushqimeve shumë kalorike si sheqeri dhe konsumoni më shumë perime.
Për një dietë sa më të pasur dhe të shëndetëshme mund të klikoni këtu.
Gjithashtu sigurohuni të bëni sa më shumë aktivitet fizik apo ecje të gjata në natyrë.
Kërcënimet për shëndetin
Mbipesha është një gjendje që mund të zhvillojë një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin.
Kilogramët e tepërt mund të çojnë në sëmundje si diabeti, obeziteti, problemet me zemrës e shumë të tjera që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj.