Ditët me shi ndikojnë pozitivisht tek ju, këto janë përfitimet e shiut në shëndetin tuaj

29.09.2020

Temperaturat po bien dhe shiu po fillon, mirëpo ju nuk duhet ta merrni si diçka negative. Mesa duket era e shiu ndikon në uljen e stresit si dhe në shumë përfitime tjera. Shumë njerëz pëlqejnë të dëgjojnë shiun kur bie, po ashtu shumë njerëz e shohin shiun si diçka shumë qetësuese dhe romantike, ndërsa disa […]

Ditët me shi ndikojnë pozitivisht tek ju, këto janë përfitimet e shiut në shëndetin tuaj Foto: Ilustrim

Temperaturat po bien dhe shiu po fillon, mirëpo ju nuk duhet ta merrni si diçka negative. Mesa duket era e shiu ndikon në uljen e stresit si dhe në shumë përfitime tjera.

Shumë njerëz pëlqejnë të dëgjojnë shiun kur bie, po ashtu shumë njerëz e shohin shiun si diçka shumë qetësuese dhe romantike, ndërsa disa të tjerëve ju pëlqen era e shiut që kjo e fundit ka aftësinë të na qetësoj nervat.

Ndërsa, të ecni në shi mund të jetë një përvojë shumë e mirë për ju, që ndikon në relaksimin dhe shëndetin tuaj dhe qetëson mendjen tuaj, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Era e shiut, po ashtu e ka edhe një emër që duhet Petrichor, emri iu është lënë pas dy shkencëtarëve Australianë në vitin 1960.

Kjo erë është e kombinuar me vajra që lirohen nga pemët, ozoni i krijuar kur rrufeja i ndan molekulat e azotit dhe oksigjenit të cilat shndërrohen në oksid nitrik.

Ditët me shi janë perfekte kur jeni të stresuar, kur nuk jeni në disponim dhe vetëm dëshironi të relaksoheni dhe ta shijoni momentin për një kohë.

Studiuesit nga Japonia kanë gjetur se aktiviteti fizik në ditët me shi ndikon të humbni peshë më shpejtë.

Po ashtu, ata kanë gjetur se era e shiut ndikon në rifreskimin e mendjes tuaj si dhe ju ndihmon që problemet të i shihni në një prespektivë tjetër.