Laboratori RIOLAB ofron analiza të D-DIMER, CRP dhe Hemogram për vetëm 15 euro

11.04.2022

Të gjitha këto duhet të shoqërohen nga kontrolle mjekësore të rregullta parandaluese (Check up). Ju ofrojmë paketa të posaçme për t’u kujdesur për shëndetin, për vetëm 15€ analiza të: Hemogram, D-DIMER dhe CRP. Parandaloni në kohë, kujdesuni për shëndetin tuaj! SEPSE: Diagnostikimi në stadet e para të sëmundjes çon në ecuri më të mirë të […]

Laboratori RIOLAB ofron analiza të D-DIMER, CRP dhe Hemogram për vetëm 15 euro Foto: Ilustrim

Të gjitha këto duhet të shoqërohen nga kontrolle mjekësore të rregullta parandaluese (Check up). Ju ofrojmë paketa të posaçme për t’u kujdesur për shëndetin, për vetëm 15€ analiza të: Hemogram, D-DIMER dhe CRP. Parandaloni në kohë, kujdesuni për shëndetin tuaj!

SEPSE:

  • Diagnostikimi në stadet e para të sëmundjes çon në ecuri më të mirë të saj.
  • Studimi i stilit të jetesës (përdorimi i cigares, alkoolit, apo sjellje të tjera me risk) dhe i historisë mjekësore personale dhe familjare gjatë vizitës së Check Up ndihmon në parandalimin e sëmundjeve.
  • Check Up – i juaj nuk vlerëson vetëm mirëqenien tuaj fizike, por edhe shëndetin tuaj mendor.
  • Vizita e përvitshme tek mjeku juaj ndihmon në krijimin e një marrëdhënie më komode mjek-pacient.
  • Dhe…. Sepse ju jeni më të qetë kur ia besoni shëndetin tuaj profesionistëve!

Hemogram

Hemograma është një ekzaminim që na jep informacion për tre ndarjet kryesore të gjakut. Rruazat e kuqe, Rruazat e bardha dhe Trombocitet.Emërtimet kryesore në hemogramë:

  • WBC Leukocite (rruazat e bardha)
  • RBC Eritrocite (rruaza të kuqe)
  • Hb Hemoglobina
  • Hct Hematokriti
  • MCV Volumi mesatar korpuskular
  • MCH Hemoglobina mesatare korpuskulare
  • MCHC Përqëndrimi mesatar i hemoglobinës korpuskulare
  • PLT trombocitet

Eritrocitet përmbajnë hemoglobinën, proteinë kjo që transporton oksigjenin nëpër qelizat e organizmit. Tek njeriu i shëndetshëm rruazat e kuqe kanë formë të ngjashme dhe përqëndrim normal të Hb. Ndryshime kemi në rastet e patologjive si mungesa e hekurit, Vit B12 apo acidit folik. Në rastet kur niveli i Hb apo numri i eritrociteve është më i vogël se norma kemi të bëjmë me anemi, e cila manifestohet me këputje trupi, debulesë të përgjithshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Por ka raste që asnjë ankesë nuk është e pranishme. Në rastet kur numri i eritrociteve është mbi normë kemi të bëjmë me policiteminë, e cila shoqërohet me çrregullime të fluksit të gjakut në enët e gjakut.

PLT- trombocitet luajnë rol shumë të rëndësishëm në koagulimin e gjakut. Nëse numri i tyre është i ulët kemi risk të shtuar për hemorragji.

WBC -leukocitet janë klasa përgjegjëse për mbrojtjen ndaj infeksioneve. Ato kanë disa nënklasa: neutrofilet, limfocitet, bazofilet, euzinofilet dhe monocitet. Në varësi se cila prej nënklasave është e rritur gjykojmë edhe për llojin e shkaktarit, psh në rastet e infeksioneve bakteriale rritet numri i neutrofileve, ndërsa në ato virale kryesisht limfocitet. Në rastet e alergjive pritet një rritje e numrit të euzinofileve.

D-DIMER

Kohëve të fundit po flitet shpesh si dhe po kryhet testi D-Dimer.

Ky test përdoret për të përcaktuar nëse testimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjeve dhe kushteve që shkaktojnë hiperkoagulueshmëri, një tendencë për mpiksjen e papërshtatshme të gjakut.

D-Dimer urdhërohet të bëhet kur dikush ka simptoma të trombozës së venave të thella, të tilla si dhimbje ose ndjeshmëri në këmbë, zakonisht në njërën këmbë, ënjtje në këmbë, edeme, ngjyrosje e këmbës, etj.

Çfarë do të thotë D-dimer i lartë në kontekstin e COVID-19?

Nëse rezultatet tregojnë vlera më të larta se nivelet normale të D-dimerëve, kjo do të thotë që ju keni një çrregullim të koagulimit (mpiksjes) të gjakut, si dhe mundësinë e krijimit të mpiksjes së gjakut. Por kjo nuk tregon vendndodhjen e mpiksjes apo llojin e çrregullimit të mpiksjes që keni.

Nëse rezultatet tregojnë vlera më të larta nga nivelet normale të D-dimerëve, kjo do të thotë që ju keni një çrregullim të koagulimit (mpiksjes) të gjakut, megjithëse kjo nuk tregon se ku është mpiksja ose çfarë lloj çrregullimi të D-dimerit keni.

CRP

Analiza e gjakut, CRP, mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra rëndohet. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB”
Adresa:Luigj Gurakuqi p.n Suharekë 23000
Tel:044 400 707
www.riolab-ks.com / info@riolab-ks.com
“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”