Autizmi mund të diagnostikohet më herët nga Inteligjenca Artificiale

26.11.2023

Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete e ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh. Ekspertët kanë zhviluar një sisitem IA me konceptim të ri, duke analizuar imazhet me rezonanca magnetike cerebrale […]

Autizmi mund të diagnostikohet më herët nga Inteligjenca Artificiale Foto: Ilustrim

Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin.

Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete e ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh.

Ekspertët kanë zhviluar një sisitem IA me konceptim të ri, duke analizuar imazhet me rezonanca magnetike cerebrale dhe të arrijë të përftojë imazhe 3D duke u bazuar në analizat e lëvizjes së molekulave të ujit të pranishme në zonën cerebrale. Sipas autorëve të studimit kjo shërben për të vrojtuar sesa të lidhura janë më njëra-tjetrën zona të ndryshme të trurit.

Autizmi, është kryesisht një sëmundje e lidhjeve të gabuara në brendësi te trurit.

Qelllimi i aplikimit të IA në identifikimin e autizmit edhe në format me te lehta, është diagnostikimi më i hershëm të fëmijët, në mënyrë që edhe terapitë të kenë rezultate më premtuese e pozitive, përfshirë këtu përmirësimin e pavarësisë tek këta fëmijë dhe arritjen e koefiçentit të inteligjencës.