Ambasada e Kosovës në Itali: S’ka kosovarë të prekur nga koronavirusi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, respektivisht në Romë, ka bërë me dije se në këtë shtet, nuk ka shqiptarë të prekur me coronavirus.

Sipas njoftimit të tyre në rrjetin social Facebook, Konsullata e Përgjithshme në Milano është duke u monitoruar dhe përcjellur me vëmendje emergjenca shëndetësore, lidhur me përhapjen e virusit.

“Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qendrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7”, thuhet në njoftimin e tyre.