A mund të nxit prediabeti shfaqjen e sëmundjeve të zemrës?

11.11.2021

Studiuesit thonë se prediabeti mund të rrisë rrezikun për tu prekur nga problemet kardiovaskulare, të tilla si sulmi në zemër dhe goditja në tru. Gjithashtu burimet shtojnë se shpesh herë nuk ka shenja paralajmëruese për këto probleme të lidhura me zemrën. Ata udhëzojnë njerëzit që të ndjekin një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën, si […]

A mund të nxit prediabeti shfaqjen e sëmundjeve të zemrës? Foto: Ilustrim

Studiuesit thonë se prediabeti mund të rrisë rrezikun për tu prekur nga problemet kardiovaskulare, të tilla si sulmi në zemër dhe goditja në tru.

Gjithashtu burimet shtojnë se shpesh herë nuk ka shenja paralajmëruese për këto probleme të lidhura me zemrën.

Ata udhëzojnë njerëzit që të ndjekin një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën, si edhe të ushtrohen mjaftueshëm për të mbajtur sheqerin në gjak në nivele normale.

Prediabeti mund të tingëllojë si diçka e padëmshme, por një studimi i ri të cilit AgroWeb.org iu referua, paralajmëron të kundërtën.

Lidhja midis diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës është vërtetuar. Por sipas studimit të publikuar në Revistën e Universitetit Amerikan të Kardiologjisë, prediabeti rrit gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Në përgjithësi, ne priremi ta trajtojmë prediabetin si diçka jo shumë të rëndësishme”, tha Dr. Adrian Michel, autori kryesor i studimit.

“Por kemi zbuluar se prediabeti në vetvete mund të rrisë ndjeshëm mundësinë për të pësuar probleme kardiovaskulare, dhe nëse gjendja përparon mund të çojë në diabet.

Prandaj që të parandalojmë diabetin dhe problemet shoqëruese, ne duhet të zhvendosim fokusin dhe të parandalojmë prediabetin “, tha ai.

Rreth studimit

Studimi përfshiu më shumë se 25,000 njerëz midis moshës 18 dhe 104 vjeç.

Mes pjesëmarrësve në studim, 18 % e atyre me prediabet kishin një problem serioz kardiovaskular. Ndjekja zgjati mesatarisht për 5 vite.

Edhe pse sheqeri në gjak ishte në nivele normale, rreziku ishte ende i pranishëm.

Rreth 10 % përjetuan probleme kardiovaskulare, krahasuar me 6 % të atyre që nuk kishin prediabet.

Gjithashtu autorët e studimit pranojnë se kërkohet më shumë hulumtim.

Kardiologët thonë se kjo është një kujtesë e rëndësishme për njerëzit dhe mjekët që të përqëndrohen në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Dhe kjo duhet të arrihet përmes kontollit dhe menaxhimit të faktorëve të rrezikut.