5 këshilla për mbrojtjen e shëndetit mendor, nëse filtrat në rrjetet sociale po ndikojnë negativisht tek ju

5 këshilla për mbrojtjen e shëndetit mendor, nëse filtrat në rrjetet sociale po ndikojnë negativisht tek ju
F K

29.04.2021 / Shëndeti

Filtrat në rrjetet sociale, ku dominon Instagrami dhe Snapchat-i, përdoren nga miliona njerëz çdo ditë – Instagram ka mbi 815 milionë përdorues dhe ndërsa numri i saktë i filtrave të historisë nuk dihet, padyshim që është në qindra mijëra

Shumë nga filtrat e përmendur paraqesin ndryshime delikate të përditshme të ngjyrave ose efekte shkëlqyese, por, në të vërtetë, ju ndryshon fytyrën dhe tiparet tuaja më shumë sesa mund të mendoni.

Pablo Vandenabeele, Drejtori Klinik i Shëndetit Mendor në Bupa UK, thotë se për disa, selfiet dhe filtrat mund të mos ndikojnë, por për të tjerët, ato mund të jenë të dëmshme për mirëqenien e përgjithshme mendore.

“Vetëvlerësimi dhe kënaqësia mund të ndikohet negativisht, veçanërisht pasi keni përdorur filtra që ndryshojnë imazhin që ‘zbukurojnë ’ pamjen tuaj. Këto mund të vendosin një pritje joreale dhe mund të çojnë tek njerëzit një koncept shumë të ngushtë të ‘përsosmërisë’. ”

Kur ka një ndryshim midis imazheve të postuara në internet dhe asaj që po shihni në pasqyrë çdo ditë, ka të ngjarë të ketë disa pasoja.

“Në disa raste, kjo mund të çojë në një humor të ulët, ankth dhe depresion, si dhe çështje të imazhit të trupit, të tilla si dismorfia e trupit”, shpjegon Pablo.

1. Jini përzgjedhës për ata/ato që ndiqni në rrjete sociale

Vandenabeele ju rekomandon të kërkoni në mënyrë aktive llogari që promovojnë njerëz të vërtetë dhe me pozitivitet ndaj trupit, që pranojnë bukurinë në të gjitha format dhe madhësitë e saj.

“’Unfollow’ çdo llogari që ju bën të ndiheni negativ në çdo formë – qoftë xhelozi, mërzitje, tronditje apo thjesht mosinteresim”, rekomandon ai. Mos harroni: nuk keni pse të ndiqni askënd.

2. Pakësoni kohën në internet

Nëse po përdorni filtra të mediave sociale dhe kjo po ju bën të ndiheni negative me veten dhe pamjen tuaj, është koha t’i bëni off.

“Nëse përjetoni ndonjë mendim negativ, ankth, humor të ulët ose depresion kur përdorni këto aplikacione, fikni dhe përqendroni vëmendjen tuaj diku tjetër – ndoshta një aktivitet relaksues, si leximi ose një shëtitje jashtë”, këshillon mjeku.

3. Vendosni shëndetin tuaj mendor në radhë të parë

Duhet të kontrolloni rregullisht veten dhe zakonet tuaja në mediave sociale – ‘është thelbësore që të keni një marrëdhënie të shëndetshme me këto aplikacione’, sipas ekspertit, shkruan Class.

4. Praktikoni vetë-pëlqimin

Filtrat e mediave sociale mund të vendosin pritje joreale për veten tuaj.

“Provo të akordohesh me zërin tënd të brendshëm dhe të vëresh se si të flet – është e rëndësishme të jesh i mirë me veten dhe të pranosh pikat e forta dhe të dobëta”, tregon ai.

Provoni këtë: Shkrimi i tre gjërave çdo ditë, për të cilat jeni krenar mund të jetë një ide e shkëlqyeshme për kujdesin ndaj vetes. Ideja është të krijoni një pamje të vetvetes që bazohet në të vërtetën dhe provat.

5. Kërkoni mbështetje

Nëse mendoni se filtrat e mediave sociale po ndikojnë vërtet në jetën tuaj të përditshme dhe pushimi nuk po ju ndihmon, është e rëndësishme të flisni me një profesionist të shëndetit mendor ose një të afërm, këshillon Vandenabeele./telegrafi/

RAPORTO