Haradinaj në festën e 50-vjetorit të karrierës së Shyhrete Behlulit: “Kultura është pasuria jonë më e çmuar”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në një mbrëmje të veçantë kushtuar 50 vjetorit të karrierës së diva e muzikës shqipe, Shyhrete Behluli.
Në fjalimin e tij, Haradinaj theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës në ruajtjen e identitetit kombëtar. “Trashëgimia jonë kulturore është themel i asaj që jemi si popull. Duke nderuar një ikonë si Shyhrete Behluli, ne po nderojmë veten tonë,” u shpreh Haradinaj.
Lideri politik shtoi se AAK-ja është e përkushtuar për një program që do të mbështesë në mënyrë aktive artistët kosovarë. “Ne do të themelojmë një fond për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, do të dixhitalizojmë arkiva muzikore dhe do të investojmë në talentet e reja,” premtoi ai.
Një nga pikat më domethënëse të programit të propozuar nga Haradinaj është një pension special për artistët që kanë kontribuuar në mënyrë të jashtëzakonshme në kulturën kombëtare. “Artistët si Shyhrete Behluli, që i kanë kushtuar jetën e tyre këngës shqipe, meritojnë të kenë një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme,” u shpreh ai.
Mbrëmja në nder të Shyhrete Behlulit u shndërrua në një festë e madhe e kulturës shqiptare, duke bashkuar artistë, intelektualë dhe adhurues të muzikës së diva.