Prokuroria Speciale mban konferencë për media, pritet të ngritet aktakuzë në rastin Banjska

para 31 dite

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj sot pritet të mbajë konferencë për media në orën 12:00.

Prokuroria Speciale mban konferencë për media, pritet të ngritet aktakuzë në rastin Banjska

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së.

“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Edhe pse në njoftim nuk bëhet e ditur se për çfarë pritet të mbahet konferenca, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësisë (IKD), Ehat Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “Me gjasë sot ngritet aktakuza në rastin Banjskë”.

“Me gjasë sot ngritet aktakuza në rastin Banjskë. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në mënyrën më profesionale të mundshme”, ka shkruar Miftaraj.

A e dini çka është KODI 95?
Voto