Prokuroria Speciale: KE vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit

06.11.2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2025, i cili vlerëson lartë punën e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Raporti thekson përmirësimin e vazhdueshëm në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke vënë në dukje rritjen e vendimeve përfundimtare dhe shqiptimin e dënimeve.

Gjithashtu, Komisioni Evropian ka vlerësuar ngrítjen e aktakuzave për krime lufte në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke theksuar përkushtimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë për drejtësi dhe llogaridhënie.

Prokuroria Speciale e Kosovës rikujton se mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe në forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, duke garantuar një sistem drejtësie transparent dhe efikas për qytetarët.