Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për 7 të tjerë

15.10.2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar statistikat dhe veprimet e ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër veprave penale në rajon.

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për 7 të tjerë Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj periudhe, janë ndërmarrë një sërë masash ndaj personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një person, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit.

Njëra prej tyre është kundër gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa kërkesa tjetër është kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”.

Në vazhdën e masave ligjore, është parashtruar edhe një kërkesë për arrest shtëpiak ndaj një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas dispozitave të KPRK-së.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se janë ngritur katër aktakuza ndaj katër personave, për veprat penale si më poshtë:

  • Një aktakuzë për “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”;
  • Një aktakuzë për “Kanosje”;
  • Një aktakuzë për “Shpërlarje parash”;
  • Një aktakuzë për “Ngacmim”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se do të vazhdojë me veprime të shpejta dhe të vendosura në trajtimin e veprave penale, në mënyrë që të garantojë rendin dhe sigurinë për qytetarët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More