Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një të dyshuar si dhe ndalon një tjetër për 48 orë
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur 51 aktakuza, kundër 54 personave, janë ndaluar 6 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar 7 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 7 personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për trafikim të narkotikëve në Suharekë, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje