Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për “fajde” dhe “detyrim”, viktima ishte dëmtuar mbi 100 mijë euro

16.10.2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve P.T., A.G. për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa ndaj M.A. për veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për “fajde” dhe “detyrim”, viktima ishte dëmtuar mbi 100 mijë euro Foto: Ilustrim

Në njoftim thuhet se i pandehuri P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyruar viktimën B.P, që të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.

“Sipas aktakuzës, P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë për shitjen e lokalit me A.G., në vlerë prej 150 mijë eurosh. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguaj tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare.

Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100.000 mijë euro. 

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More