Aksidenti tragjik në Skënderaj: Tre anëtarë të familjes Gashi humbën jetën, arrestohet polici

27.01.2025

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të dielën në fshatin Çubrel të Skenderajt, ka lënë pas një gjurmë të thellë dhimbjeje.

Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja humbën jetën tragjikisht në këtë ngjarje të dhimbshme.

Aksidenti ndodhi në përplasjen e dy automjeteve, njëra prej tyre një veturë zyrtare e policisë. Përveç viktimave, pesë persona të tjerë, mes tyre katër policë, u lënduan dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një zyrtar policor për 48 orë, i dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”. Sipas hetimeve preliminare, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga mos përshtatja e shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës nga ana e policisë, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur veturën civile.