Zhduket një person në Fushë-Kosovë

04.11.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit zyrtar, viktima është një mashkull kosovar, i cili ka dalë nga banesa dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore, ndërsa policia bën apel te qytetarët që, nëse kanë informacion lidhur me vendndodhjen e personit të zhdukur, ta njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 192.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim dhe autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e personit të zhdukur.