Abuzohet seksualisht një e mitur në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një vajzë e mitur ka raportuar në Polici se është abuzuar seksualisht nga një person në Fushë Kosovë. Rasti është regjistruar të mërkurën rreth orës 10:30, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në raport thuhet se viktima ka deklaruar se ishte abuzuar nga një mashkull kosovar, ndërsa organet e hetimit kanë reaguar menjëherë pas denoncimit.
“Fushë Kosovë, 10.12.2025 – 10:30. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia njofton se hetimet kanë nisur në koordinim me prokurorinë kompetente për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa viktimës i është ofruar mbështetja e nevojshme institucionale.