Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren

29.06.2024

Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren.

Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren Foto: ?????????????????????????????????????????????????????????

Një grua në Vushtrri ka raportuar të premten në polici se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

E në Prizren, një burrë ka raportuar të premten në polici se vajza e tij ka  dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Për të dyja rastet policia tha se janë duke u hetuar.