Vrasja e dyfishtë në Klinë, policia jep detaje për rastin

para 30 dite

Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmë qytetin e Klinës, ku dy persona humbën jetën si pasojë e shtënave me armë zjarri, ka marrë një tjetër zhvillim.

Vrasja e dyfishtë në Klinë, policia jep detaje për rastin

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke dhënë detaje të reja rreth këtij rasti tragjik.

Sipas njoftimit të policisë, njëra nga viktimat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë gjatë transportit në Spitalin e Pejës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar jetën.

Gjatë hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e këtij krimi. Arma, e shoqëruar me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja, është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari për këtë vepër penale, një shtetas kosovar, është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Ferizaj, dyshohet se dy djem 13-vjeçar u sulmuan seksualisht nga dy burra

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet në lidhje me këtë rast, ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk janë zbuluar.

Etiketat