U kapën me armë e substanca narkotike, arrestohen tre të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori Rajonal i Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në komunën e Kamenicës, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni, me autorizim të Prokurorisë Themelore.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku janë bastisur disa lokacione të identifikuara paraprakisht ndaj një grupi të dyshuar për vepra penale si: “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
- Para në vlerë prej 8,700 euro
- 1 granatë dore
- 1 revole TT me një karikator me 7 fishekë cal. 7.62 mm
- 145 fishekë cal. 7.62 mm
- 1 karikator
- 201 fishekë cal. 7.62×39 mm
- 1 sprej piper
- 1 gëzhojë cal. 7.62×39 mm
- 1 cigare e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë, me peshë 1.1 gram
Si rezultat, janë arrestuar tre persona të dyshuar: A.K. (1988), A.K. (1986) dhe B.Th. (2000), të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.