1.
U goditën nga vetura në Shirokë – Kjo është gjendja shëndetësore e dy këmbësoreve
11.10.2025
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:50 në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dy këmbësore femra janë goditur nga një automjet teksa po kalonin rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se të lënduarat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Të dyja viktimat janë dërguar menjëherë në Qendrën e Emergjencës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
“Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin me qëllim të sqarimit të rrethanave të aksidentit,” ka deklaruar Bytyqi.
Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në proces.