Sot në mesditë do të nisë importi i mallrave serbe në Kosovë

08.10.2024

Mallrat serbe nga sot në mesditëdo të lejohen të importohen në Kosovë. Vendimi për hgeqjen e masës së sigurisë i Qeverisë së Kosovës do të zbatohet etëm në pikën kufitare Merdare.

Sot në mesditë do të nisë importi i mallrave serbe në Kosovë

Dogana kanë treguar se mallrat serbe do të fillojnë të futen në Kosovës gjatë mesditës së sotme, ndërsa në pikat tjera kufitare me serbinë fillojn të importohen nga momenti kur pajien me scaner.

Po ashtu ky burim ka thënë se të gjitha mallrat serbe me të kaluar kufirin, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve në terminalin doganor.

Ndryshe  dje.  kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.

Etiketat

Ofertat e fundit