Prizren, arrestohen dy femra me dyshimin se kanë sulmuar një të mitur

24.04.2024

SuharekaOnline raporton që dje rreth orës 13:22 në prizren janë arrestuar dy femra kosovare.

Prizren, arrestohen dy femra me dyshimin se kanë sulmuar një të mitur Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht një të mitur, ku më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër  kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.