Policia e Kosovës sekuestron disa paketime me drogë në burgun e Dubravës

30.01.2025

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e Qendrës Korrektuese në Dubravë, kanë kryer një operacion bastisjeje në disa dhoma të burgut, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi droge.

Gjatë kontrollit të ushtruar, janë gjetur tetë paketime me lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë, me një peshë totale prej 11 gramësh.

Autoritetet kanë njoftuar se operacioni është zhvilluar pas marrjes së informacioneve se brenda qendrës korrektuese po qarkullonin lëndë narkotike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar për veprën penale “posedim i narkotikëve”.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në luftën kundër narkotikëve dhe veprimeve të tjera të paligjshme, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.