Policia bastis një bastore në Zveçan

30.01.2024

Policia e Kosovës, këtë të martë e ka vazhduar me operacionin policor duke bastisur një bastore sportive ilegale në komunën e Zveçanit.

Policia bastis një bastore në Zveçan Foto: Ilustrim

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka treguar se gjatë operacionit janë bastisur televizorë e gjësende të tjera.

Po ashtu, Elshani theksoi se bastisja ka ndodhur në mëngjes rreth orës 10:00.

“Janë konfiskuar TV Monitor 14 Printerë, dy shtëpiza kompjuteri, dy telefona, një dinar Serb 113580. Rreth orës 10.00, Policia ka ndërhyrë në një lokal e cila përdorej si bastore sportive”, tha ai.