Përleshja në stacionin e autobusëve në Suharekë, Sylaj: Në shtëpitë e dy personave u gjetën armë

04.12.2024

Një incident serioz ka ndodhur dje në orët e pasdites në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një përleshje fizike.

Përleshja në stacionin e autobusëve në Suharekë, Sylaj: Në shtëpitë e dy personave u gjetën armë Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Sipas raportimeve të policisë, gjatë kësaj përleshjeje është përdorur edhe një boks i hekurit, duke rrezikuar seriozisht jetën e të tjerëve.

Policia e Kosovës, e njoftuar për këtë rast, ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit të zonës, forcat e rendit kanë gjetur tre fishekë dhe një bokës të hekurit.

Lidhur me rastin policia ka vazhduar hetimet e mëtejshme ku në dy lokacione ka gjetur armë dhe municion.

I kontaktuar nga SuharekaOnline komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se gjatë hetimeve në telefonat e dy të miturve janë gjetur fotografi me armë.

Pas realizimit të urdhëresës së prokurorit në dy lokacione Duhël dhe Vraniq janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion, ka shtuar Sylaj.

Në fshatin Vraniq rreth orës 15:15 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpisë së tij  është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 41 fishekë.

Gjithashtu në fshatin Duhël rreth orës 15:25 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpisë së tij  është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie.

Në të dyja rastet me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komandanti, Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës deklaron zero tolerancë ndaj çdo forme të armëmbajtjes së paligjshme dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të zbuluar dhe sekuestruar armët e paligjshme. Policia i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të armëmbajtjes së paligjshme, duke siguruar anonimitet të plotë për ata që dëshirojnë të japin informacion.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More