Parandalohen garat e shpejtësisë në Prizren, procedohen penalisht 7 persona

11.03.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se shtatë personave i është filluar proceduara penale pasi po planifikonin që të bënin gara me vetura.

Parandalohen garat e shpejtësisë në Prizren, procedohen penalisht 7 persona Foto: Ilustrim

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, disa automjete dhe persona ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.

Policia ka bërë të ditur se ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse  dhe  pas konsultimit me Prokurorin kujdestar.

“Me date 08 dhe 10/03/2024,  patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri,  bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për  organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri,  kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona  të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet. 

Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse  dhe  pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale  për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj

“Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe  do të veproj  kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”, thuhet në njoftim.