1.
Nuk pranoi gjobën dhe sulmoi policin, arrestohet një person në Suharekë
27.12.2024
Një incident i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Brigada 123 në Suharekë, ku një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, pasi zyrtari policor i ka shqiptuar një gjobë për shkelje të rregullave të trafikut.
I pakënaqur me vendimin, shoferu ka reaguar në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht policin.
Policia ka reaguar menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin.
Pas marrjes në pyetje dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.